Katër persona janë vënë në pranga, pasi janë kapur mat nga policia me 102 kg kanabis.

Sipas njoftimit të uniformave blu, droga ishte fshehur në bagazhin e njërës prej makinave. Tre prej të arrestuarve janë nga Mallakastra, ndërsa i katërti nga Tepelena.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 102 kg Cannabis Sattiva

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas

Më datë 22.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Befasia”, në kuadër të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.    A. M., 43 vjeç, banues në Mallakastër.

2.    Sh. S, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

3.    E. Z., 33 vjeç, banues në Mallakastër.

4.    N. D., 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë ngjyrë të bardhë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 102.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

– 2 automjete të markave të ndryshme.

– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal.