· “Dita”: Grida Duma-Shqina, “kandidatura me më shumë gjasa për fitore, që e djathta ka mbi të majtën në këto zgjedhje”
DURRËS, 22 maj 2015 – Grida Duma e ka të garantuar suksesin, kurse Vangjush Dako është i lodhur dhe i korruptuar. Këto nuk i thotë opozita. Befasia vjen nga gazeta e anëtares së Kryesisë së PSSH-së, kryetares së komisionit parlamentar për politikën e jashtme Arta Dade. Të premten, më 22 maj 2015, e përditshmja “Dita” e djemve ndërtues të “senatores” socialiste shkruan:
“Grida Duma ka shumë energji për të shpenzuar në këtë fushatë, pasi e ka tashmë të garantuar historinë e suksesit. Edhe nëse humbet, ajo ka dalë e fituar në planin e vëmendjes publike, duke u kthyer në kandidaturën me më shumë gjasa për fitore, që e djathta ka mbi të majtën në këto zgjedhje.
Nga ana tjetër Vangjush Dako vjen në garë me lodhjen objektive që i kanë shkaktuar tetë vjet drejtim i qytetit, si dhe me gabimet jo të vogla që janë bërë gjatë menaxhimit prej tij, të Durrësit… A jemi të sigurt se në këtë garë delikate ka përballë një sfidante të pafajshme dhe totalisht të pastër, e një kryebashkiak të lodhur e të korruptuar?!”.
/red. pol. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/