Mikel Arteta thotë se Arsenali duhet të jetë “në bisedime” për nënshkrimin e Kylian Mbappé, pasi u konfirmua largimi i sulmuesit nga Paris Saint-Germain gjatë verës.
Gjithsesi Real Madridi mbetet favorit për të përfunduar një marrëveshje me francezin.
Kontrata e Mbappe skadon në qershor dhe ai ka informuar PSG-në se do të largohet në fund të sezonit.
Reali është kërkues afatgjatë, por ende nuk është arritur një marrëveshje me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, duke lënë teorikisht derën e hapur për një klub anglez që të ndërhyjë.
“Kur ka një lojtar të atij kalibri, ne duhet të jemi gjithmonë në bisedë”, tha Arteta, përpara se t’i referohej interesit të Realit. “Por … duket të jetë në një mënyrë tjetër.”
I pyetur nëse kjo do të thoshte se Arsenali ishte i përfshirë në ndonjë diskutim rreth Mbappé, ai u përgjigj:
“Unë nuk jam! Ndoshta drejtori sportiv Edu dhe pronarët janë, por unë nuk jam në ato biseda deri në fazën e fundit”, shtoi trajneri spanjoll.
Arteta bëri pak për të minimizuar idenë se ai do të hidhej në çdo rast për të nënshkruar me Mbappé, duke përsëritur se lojtarët e këtij klasi duhet të përmenden gjithmonë në lidhje me një lëvizje te Arsenal.
“Nëse duam të jemi skuadra më e mirë, do të kemi nevojë për talentin më të mirë dhe lojtarët më të mirë, kjo është e sigurt. Të gjithë duan të luajnë për Arsenalin.
Lojtarët me të cilët kemi zhvilluar diskutime, ata gjithmonë e kanë atë buzëqeshje në fytyrën e tyre në momentin që iu propozon iden për t’u bërë pjesë e ekipit. Kjo është për shkak të historisë sonë dhe gjithçkaje që kemi bërë në të kaluarën”, deklaroi Arteta.





