13 tetor 2015 – Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Shqipërinë.
“Graniti ka pasur shumë dëshirë që të luajë me Shqipërinë. Unë kam pasur kontakte më të, por për shkak të disa procedurave administrative që nuk u kaluan, ai e zgjodhi Zvicrën. Kam folur me të pas kualifikimit të Shqipërisë dhe ai ka pasur shumë dëshirë që të jetë me ne. Për lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë në Zvicër, nuk e di”, ka thënë Cana në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel.
/portali DurresLajm/