“Më ka marrë malli për Italinë dhe nuk do të qëndroj për shumë kohë jashtë shtetit,” është shprehur Antonio Conte.
Gjithsesi, trajneri i Chelsea-t nuk e heq fokusin nga e tashmja e cila quhet Premier League.
“Ky sezon do të jetë akoma më i vështirë pasi është rikthyer United, pa harruar edhe Tottenham, Liverpool dhe Arsenal. Premier League është spektakolare, atmosfera është fantastike, tifozët vijnë në stadium për të festuar dhe kjo është diçka shumë pozitive. Por edhe Serie A është në rritje, megjithëse lojtarët më të mirë vazhdojnë të zgjedhin Premier League.“VAR është një gjë pozitive, situata është duke u përmirësuar. Më ka marrë malli për Italinë, nuk mendoj se mund të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë shtetit. Nuk do të shkoja kurrë në Kinë, La Liga dhe Bundesliga janë interesante por nuk besoj se do të shkoja edhe aty megjithëse nuk i dihet kurrë.” ka rrëfyer trajnerin për Radio Sport.





