Futbollisti me origjinë shqiptare, Besfort Zeneli, u ftua për herë të parë nga kombëtarja e Suedisë gjatë muajit mars për dy ndeshjet miqësore. Gjatë një interviste për “aftonbladet”, Zeneli tregon se si babai i tij filloi të qante nga gëzimi.

“Arbëri ishte afër meje kur erdhi telefonata, pastaj unë e thirra babain menjëherë. Ai qau në punë kur i tregova”, u shpreh Zeneli.

Ai gjithashtu tregon me plot krenari edhe refuzimin që ia bëri përfaqësueses së Kosovës.

“Për mua ka qenë gjithmonë e qartë që unë dua të luaja për Suedinë. Unë e refuzova thirrjen e ekipit kombëtar të Kosovës. Ishte një rrezik i madh që e mora, por e ndjeva dhe doja ta ndiqja ëndrrën time. Ishte shumë bukur që isha i ftuar në këto dy ndeshje”, u shpreh mesfushori.

Zeneli luajti në dy ndeshjet, ndaj Irlandës së Veriut (11 minuta) dhe ndaj Luksemburgut (46 minuta).