Ai u shpreh se Yuri Kim synonte të shkonte në Korenë e Jugut, por siç theksoi ai amerikanët presin ekuilibrin e forcave dhe balancën.
“Duket që Basha e ka vulën por nuk e ka fuqinë dhe ai që duket më i mërzitur dhe i shqetësuar është Rama ” u shpreh gjithashtu Papa.
Pjesë nga intervista në MCN TV:
Shtetet e Bashkuara duket se e kanë të shtuar vëmendjen jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.
Të martën që vjen pritet seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador të SHBA-ve në Greqi, Xhorxh Cunin.
Çfarë është ky personazh dhe cilat janë qasjet e tij për rajonin?
Papa: Cuni është multi milioner dhe një nga donatorët më të mëdhenj të PD. Ai nuk është nga të Sorosit.
Diplomacia amerikane përfiton kur merr figura jo politike. Këtë radhë ai ka mbështetjen e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë. Është një personalitet që mund të ofrojë diçka të re.
Nga mbiemri mund të jetë arvanitas, por ka shumë arvanitasn që janë kundër çështjes shqiptare, por besoj se në senat do të kalojë. Është shenjë e mirë që emërimet politike mund të sjellin forca të reja.
Nuk e di në Shqipëri, por do të kemi këto emërimet e karrierës si në rastin e Yuri Kim që synonte të shkonte në Korenë e Jugut, por duket që në sfidën përballë Berishës është e humbur sepse ndaj Berishës ngelëm tek non grata nuk vazhdoi me sekuestrim pasurie. Amerikanët presin ekuilibrin e forcave dhe balancën.
Duket që Basha e ka vulën por nuk e ka fuqinë dhe ai që duket më i mërzitur dhe i shqetësuar është Rama.





