Deputeti socialist Pandeli Majko dhe ish- ministri Saimir Tahiri zhvilluan nje takim me strukturat e PS ne Kombinat, nga ku ka komentuar edhe kerkesen e opozites per qeveri teknike dhe blerje te votave.
Ai ka perdorur ironine per te thene qe edhe nese do behet qeveri teknike, PS mundet t’i bleje votat.
“S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në cadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor.
Nëse duan qeveri teknike është tek komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nese vjen qeveria teknike, meqënëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim”, tha Majko.
Ai theksoi se Kombinati dhe njesia 5 ne Tirane jane dy kembet e fitores se PS.
“Kur me shohin ne tv ata te njesise 5 do merziten pak”, tha Majko.





