Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ te Shtetit.

Emri i Vlora Hysenit u propozua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, icili zhvilloi dhe një takim disa minutash me kreun e shtetit.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI (Agjencisë e Inteligjencës së Kosovës)për katër muaj.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Më herët në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin zyrtar.