Mbi 200 mijë njerëz i bënë homazhe ish-Papa Benedikti XVI gjatë tre ditëve të fundit, ndërsa sot u mbajt ceremonia mortore e tij në Bazilikën e Shën Pjetrit që u udhëhoq nga Papa Francesku.
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Papa Benediktit të XVI në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
“Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.
Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
U prehtë në paqen e perjetshme”, shkruan Begaj.