Presidenti Bajram Begaj priti paraditen e kësaj të premteje homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini. Kreu i shtetit bën të ditur se kjo është hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri.

Begaj e priti homologun e tij në Presidencë me një ceremoni zyrtare.

“Sot, për herë të parë një President sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”, shprehet presidenti Begaj.

Pas takimit, Begaj dhe Pellegrini pritet që të zhvillojnë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp.