Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologen e Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit.

Përmes një postim në rrjete sociale, Begaj thekson se do të vijojë të lobojë për njohjet e reja të Kosovës edhe si pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Ai tha ndër të tjera se forcimi mes dy shteteve do të forcohej më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit.

“Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, tha Begaj.