Pas përfundimit të sezonit, Teuta nuk arriti asnjë objektiv.Këtë sezon të dobët të durrsakëve e ka analizuar në një prononcim ish-trajneri i Teutës, Gentian Begeja.Ai shprehet se pavarësisht mosarritjes sëobjektivave, Teuta ka të treguar se është ringritur gjithmonë.Ai shprehet se nuk duhet fajësuar vetëm mbrojtja për këtëdështim, por thekson se faji ishte i ekipit në tërësi. Sipas tij,edhe disa largime në fund të sezonit të kaluar ndikuan nëdobësimin e skuadrës. Begeja është i lumtur për Jazxhin dheBeqjen, por edhe për Kapllanin, që sipas ish-sulmuesit, mundtë quhen lojtarë të fituar.
Ku gaboi Teuta në këtë sezon?
Për mendimin tim në skuadër u prishën disa ekuilibra. Largimii Arapit dhe Hoxhës, por edhe i ndonjë lojtari tjetër në repartet e tjera si dhe afrimi i lojtarëve të rinj ndikuan negativisht në objektivat e ekipit, po të shtojmë këtu dhe faktorinfushë.
Në këtë sezon zhgënjyes kishte ndonjë lojtar “të fituar”?
Sigurisht që përpos sezonit jo të mirë, gjëja me pozitive ishteaktivizimi i lojtarëve të rinj. Jam i lumtur për Jazxhin dheBeqjen, por edhe për Kapllanin, që e kanë justifikuar besimine stafit teknik dhe mund të quhen lojtarë të fituar.
A mendoni se duhet të ruhet grupi aktual me disa përforcime të vogla?
Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësorenë të tria repartet mendoj se Teuta sezonin e ri do të jetëpretendente për Europën, pse jo, edhe për titullin kampion.Kam besim te presidenti Hasanbelliu, sepse e ka kapacitetindhe eksperiencën të ndërtojë një ekip fitues.
Mbrojta ishte reparti më i dobët. Duhet të fokusohet në difensivë më së shumti merkatoja?
Dështimi i këtij sezoni nuk është vetëm përgjegjësi e repartittë mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumëndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, porpërgjegjës për dështimin është i gjithë ekipi.
Si e prisni Teutën e sezonit të ri?
E thashë edhe më lart se besoj shumë në aftësitë e presidentit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teutaedhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyermë e fortë.
A ishin të drejta verdiktet e këtij sezoni në Superiore?
Mendoj se skuadrat merituan atë çka dhanë gjatë gjithë sezonit.Tirana e meritoi titullin, Laçi ka bërë një kampionat shumë tëmirë, kurse Partizani, Kukësi dhe Vllaznia kanë pasur shumë oshilacione. Më vjen keq që Skënderbeu e Dinamo nuk do të jenëmë pjesë e elitës së futbollit tonë.