Mediat rozë menjëherë e kanë gjetur se sa kushtojnë rrobat e që kishte veshur ish-presidenti amerikan gjatë vizitës së tij në galeri. Pamja e re e Obama-s tregon se ai ka gjetur kohë që të jetë më “trendy” me veshjet e tij pas 8 vjetësh duke u veshur në bazë të formulës së njëjtë sa ishte në pushtet, shkruan “Daily Mail”.
Fotot nga vitet e tij të studimit në Harvard tregojnë se Obama gjithmonë e kishte pëlqyer këtë stil të veshjes që po e praktikon tani pas përfundimit të presidencës.