SHBA, 20 korrik 2014 – Një gjykatë në SHBA ka urdhëruar kompaninë e dytë më të madhe në vend të prodhimit të cigareve, t’i paguajë shumën rekord prej 23.6 miliardë dollarëve, bashkëshortes së një duhanpirësi, i cili ndërroi jetë për shkak të kancerit në mushkëri.
Cynthia Robinson ngriti një akuzë kundër firmës së cigareve në vitin 2008, duke kërkuar kompensim financiar për vdekjen e të shoqit në vitin 1996.
Ndonëse akuzat u ngritën në 2008-ën, i gjithë procesi i gjykimit zgjati vetëm 4 javë dhe në këtë periudhë, znj. Robinson argumentoi se kompania “RJ Reynolds” ishte treguar e pakujdesshme në informimin e konsumatorëve për rrezikun e konsumimit të duhanit.
Kjo neglizhencë, thanë avokatët mbrojtjës, bënë që bashkëshorti i saj, Michael Johnson, të sëmuret me kancer në mushkëri, pasi u bë i varur nga duhani.
Avokati i zonjës miliardere, tha se shpresonte që kjo ngjarje të shërbejë si një mesazh edhe për kompanitë e tjera të cigareve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





