Biznesmenit nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk dihen arsyet pse Pacolli është paraqitur, por kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet për aeroportin e Vlorës.

Kujtojmë që pak ditë më parë një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.