Deputetët Eduart Shalsi, Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë diskutimit të projekt buxhetit 2025.
Debati mes tyre degradoi deri në ofendime të rënda, këtë seancë plenare.
Shalsi: Është më mirë apo keq kur investimet e huaja direkte rriten çdo vit, viti i kaluar më tepër nga vitit paraardhës, apo viti i kaluar kur kaluam goditje të rënda.
Shqipëria është shumë më mirë se sa ka qenë. Është shumë e turpshme ajo që ke bërë, Mondi dhe Tritanin kisha përballë ku kujtua skena e skifterëve dhe çfarë të them, të them edhe me lezet po deshe që jeni përfshirë në një teatër ku njëherë me Lulin njëherë me Bashën nuk dini çfarë të bëni dhe bëni atë sjellje, duke etiketuar deputetët bëhuni burra, as me deputetet mos e bëni atë, Çyrbja, Çyrbja. Selfiet i keni të freskëta me të, lëreni teatrin politik dhe nëse doni të bëni opozitë, keni boll gjëra me të cilat të merrni.
Bardhi: Kur dëgjoni parafolësin të flasë për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se niset nga mirëqenia e jetës së tij, me pagë 1 mijë euro në muaj, 700 euro bashkëshortja ka 7 fishuar pasurinë në 10 vitet e fundit. Kur niset t’ju thotë ju që është rrit mirëqenia, buxheti dhe me rrallë se vetëm të deklaruarën e ka 7 fishuar, i kam gjetur kolegut edhe 1.8 milionë euro që i keni të fshehta në emër të të tretëve, bëhu gati që të shkosh t’i bësh një vizitë si banor në qeli. Nuk jemi kaq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Keni shumëfishuar pasurinë të marrë nga buxheti i shtetit. Për këtë duhet të japësh llogari.
Spaho: Me këto që dëgjova s’kemi të bëjmë vjedhje me lezet, qenka i pangopur, edhe këtë gjuhën që shan të gjithë opozitën dhe i lëpihet maxhoirancës, lufton me thonj e ka pak të vështirë se i ka dalë ajo puna e akullores, qenka lubie edhe tek akullorja.