Kjo javë pritet që të jetë me mëngjes të kthjellët dhe me temperature të larta në mesditë.
Përsa i përket temperaturave, do të luhaten nga 6-25 gradë celcius. Era nuk është problematike, do të fryej e lehtë dhe shpesh herë mesatare me drejtim perëndimor.
Sipas meteorologëve gjatë ditëve në vijim do t kemi një mot të kthjellët ku vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare dhe pa reshje të paktën deri ditën e enjte.
Kemi temperatura mjaft të larta gjatë orëve të mëngjesit, vetëm luhatje të lehta nga dita në ditë. Ndërsa në mesditë presim që e mërkura të ngjitet në 27 apo 28 gradë celcius.