Nga dita e sotme bëhuni gati për të ftohtin polar.

Sipas Meteoalb, vendi do të karakterizohet nga vranësirat kryesisht në veri të Shqipërisë.

Mesdita do të sjellë zhvillimin e tyre si dhe të reshjeve. Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë ulje.

Ato do të variojnë nga vlerat 0°C në zonat malore deri në 17°C bregdeti.

Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në fundjavë, dhe ditët më të ftohta priten të jenë e enjtja dhe e premtja.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.