27nëntor 2015 – Polici i qarkullimit lë të shkojë shoferin e makinës që nuk i jep dokumentet, por në fakt e pëson. Policia e Durrësit njoftoi sot në mbrëmje se, efektivi rrugor Hariz Zevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak, pezullohet deri në një vendim të dytë.
Në videon e transmetuar nga “Jeta osh Qejf” shfaqet Sevdari që i kërkon dokumentet një drejtuesi. Ky i fundit e kundërshton, duke i thënë “Pse, më thoni arsyen?”. Pasi ka pritur pak sekonda polici i përgjigjet: “Epo mirë, ik”.
Por, drejtuesit e Sevdarit, kanë kërkuar pezullimin e tij. “Punonjësi i policisë ka shfaqur mungesë etike në komunikim kundrejt një drejtuesi mjeti dhe nuk ka respektuar procedurat ligjore, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar punonjësin e policisë, Hariz Sevdari, me detyrë agjent verifikues në Seksionin e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Shijak.
Ndaj efektivit, një ditë më parë, në 26 nëntor, kur iu konstatua dhe dokumentua shkelja në detyrë, është marrë menjëherë masa e pezullimit nga detyra”, ishte njoftimi i policisë.
/portali DurrësLajm/





