Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, por për Samir Manen jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë.
I pyetur në emisionin “Pushime on Top” për fëmijërinë e tij, Mane tha se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime në Himarë apo Durrës, por i është dashur të shkojë në Pogradec nga Korça në këmbë.
E mban mend veten tënde në gjimnaz?
Mane: Patjetër po
Një kohë tjetër ajo, me shumë mungesa
Mane: Sigurisht, në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë, në Durrës shumë rrallë. Por padyshim ishte liqeni i Pogradecit, që shpesh herë duhet ta bëja me këmbë nga Korça në Pogradec. Në fakt Korçë-Maliq me autobus, dhe pastaj Maliq dhe Pogradec me këmbë, për të shkuar dy-tre orë në liqenin e Pogradecit.
E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë?
Mane: Notin besoj që e kam mësuar në Pogradec, rreth moshës 8 vjeç.