15 artistë durrsakë u bënë bashkë mbrëmjen e së mërkurës për një kauzë të rëndësishme.
“Bëje botën portokalli” ishte ekspozita e hapur në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Dhjetëra tablo të punuara në teknika të ndryshme, por që në qendër të tyre kishin gruan dhe ku dominonte kryesisht ngjyra portokalli, përcillnin mesazhin e fortë se një shoqëri është më e mirë dhe më e emancipuar kur nuk ekziston dhuna ndaj grave.
Duke marrë shkas nga lëvizja shumë e njohur vitet e fundit #metoo, nënkryetarja e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Clarisse Pásztory nënvizoi se motoja e gjithësecilit prej nesh duhet të jetë tashmë #notme (jo unë) dhe jo vetëm në 16 ditë, por në 365 ditë.
Drejtori i Kulturës në bashki, Ardian Gurra tha se u zgjodh pikërisht Durrësi për të nisur këto 16 ditë aktivizmi, sepse është një qytet me një shkallë të lartë emancipimi.
E organizuar në partneritet me Bashkinë e Durrësit, Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 10 dhjetor.
15 piktorët pjesëmarrës në ekspozitë: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Antonin Gjeluci dhe Franc Priska.
M.B.