Ka bërë xhiron e rrjeteve video e fundit që Albërie Hadërgjonaj ka postuar në Instagram. Gjatë një trajtimi estetik, të cilin këngëtarja shqiptare ka preferuar ta ndajë virtualisht me të gjithë ndjekësit e saj të shumtë, ka dashur që të japë edhe një mesazh të fortë për vajzat dhe gratë shqiptare, por jo vetëm.
Gjatë momenteve të trajtimit, Albëria nuk ka ngurruar që të shfaqet përmes një videoje, ku shpreh shqetësimin më të madh të momentit për të në fytyrë, siç janë rrathët poshtë syve.
Albërie Hadërgjonaj këtë herë na ka zbuluar sekretin e të qenit gjithmonë e re: trajtimet e kujdesshme estetike, nga botoksi tek fillers, etj. E teksa ka ndarë videon virtualisht me të gjithë, ajo ka dhënë mesazhin e fortë dhe të guxuar. "Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sexy", ka thënë ajo hapur.
Kaq ka mjaftuar dhe mesazhi ka bërë xhiron e portaleve shqiptare…





