Forcat e komisariatit të policisë Elbasan gjatë natës së fundit kanë arrestuar babë e bir pasi janë autorë të dyshuar të dyshuar të plagosjes së rëndë të një personi.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit Albert Lazari 59 vjeç dhe Roland Lazari 24 vjeç, babë e bir, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm i cili është pasuar me plagosjen e rëndë të një bashkëqytetarit të tyre.

Banë e bir e kanë dhunuar e rrahur shtetasin Bashkim Allhidri në lagjen “11 Nëntori” duke e qëlluar disa herë me forcë në pjesë të ndryshme të trupit me shkop bejsbolli.

Nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit me pasojë plagosjen e rëndë të këtij shtetasi.