30 shtator 2015 – Njihen për herë të parë te rrethrrotullimi “Shqiponja” në hyrje të Tiranës, vajza e ngacmon, ai e komplimenton dhe pas pak kryejnë marrëdhënie seksuale për 500 lekë në publik.
Dy protagonistët e ngjarjes janë Mehmet Gj., i cili është deklaruar fajtor duke u dënuar me 120 mijë lekë gjobë, ndërsa shtetasja tjetër ëshë Edlira A., ndaj të cilës procesi gjyqësor do të vijojë për akuzën e “Prostitucionit”.
Ngjarja ka ndodhur në 27 janar të këtij viti në Tiranë, por vendimi ndaj Mehmet Gj. është marrë ditën e djeshme. Edlira i ka kërkuar të riut që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dhe ajo do të performonte seksualisht në varësi të parave që ai dispononte. Mirëpo i riu i ka rrëfyer se kishte vetëm 5 mijë lekë të vjetër në xhep. Edlira pranoi, mori paratë dhe filloi të kryente marrëdhënie seksuale orale me Mehmetin.
Pas këtij akti, Edlira ka dashur të largohet por i riu nuk e ka lejuar duke i kërkuar që të kthehej pasi nuk kishte mbaruar ende. Edlira është afruar dhe kanë vazhduar sërish. Pasi kanë përfunduar, i riu është larguar por ka rënë në një pusetë kanalizimesh dhe më pas ka konstatuar se nuk kishte telefonin.
Ai menjëherë ka dyshuar se telefonin e kishte marrë prostituta, dhe është rikthyer tek Edlira. Aty ka folur me të dhe me një roje objekti për të zbuluar diçka rreth “fatit” të telefonit të tij. Në këtë moment ka ardhur policia dhe i ka shoqëruar të tre në komisariat ku dhe u pyetën rreth ngjarjes.
/S.L. portali DurresLajm/