Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë mbrëmjen e djeshme pas një sherri në një lokal nate në Mafaldo të Italisë.
Mediet e vendit fqinj raportojnë se tre shqiptarët janë: Rroshtak Dede 27 vjeç, Fabrizio Argento 52 vjeç dhe Toma Rrok 37 vjeç.
Ndërhyrja e karabinierëve është dashur rreth orës 23:30, kur këta tre persona në gjendje të dehur kanë nisur një sherr në një lokal nate. Menjëherë më pas ata janë arrestuar dhe më vonë janë liruar nga forcat e policisë.





