ITALI, 9 prill 2013 – Belen Rodriguez është bërë nënë. Ka lindur Santiago, djali i showgirl nga Argjentina me banim në Itali dhe balerinit Stefano De Martino.

E bëri të ditur lajmin menaxheri i Belen, Paola Benegas, të cilit i referohet agjencia e lajmeve Ansa, duke shpjeguar që i vogli dhe nëna e tij janë mirë. Showgirl ka lindur në klinikën Mangiagalli të Milanos.