Belen Rodrigues është një nga moderatoret  më të dashura në Itali dhe për këtë arsye ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes së paparacëve.

Pas divorcit me babain e djalit të saj, argjentinasja ka nisur një lidhje pasionante me pilotin Andrea Iannone. Të dy kanë kaluar fundjavën bashkë për t’u relaksuar me idenë se askush nuk po i shihte, por nuk ka qenë kështu.

Paparacët kanë mundur të fotografojnë dyshen në poza vërtet të nxehta afër pishinës dhe nën rrezet e diellit. Çifti i njohur përflitet se po mendon të hedhë hapin e madh pasi mediat italiane shkruajnë se ata po kërkojnë një shtëpi të përbashkët.