Showgirl Belen Rodriguez është bërë nënë për herë të dytë mbrëmjen e të dielës.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë modelja argjentinase teksa zbulon edhe emrin e të porsalindurës.
“Dikush ka lindur tani. Ditë me fat. Argjentina fitoi, Italia fitoi dhe Luna lindi”, shkroi ajo.


Luna Mari është fëmija i dytë për Belen me parterin, Antonino Spinalbese, ndërsa ka edhe një djalë, Santiagon me ish-bashkëshortin e saj, Stefano De Martino-n.





