Belen Rodriguez u bë nënë për herë të dytë në minutat e para të ditës së sotme. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, që siç kishte bërë të ditur gjatë shtatzënisë, e quajti Luna Marì. Belen e ndau lajmin pak orë pas lindjes, duke publikuar foton e parë, por pa zbuluar portretin e së bijës.
Ndërsa pak më parë, ajo ka publikuar fotot e para të vogëlushes, ku duket qartë fytyra e saj. Rodriguez ka zbuluar se e ka sjellë në jetë Luna-n me lindje natyrale.
“Luna marì, 12/07/2021, 2.9 kg e lindur në 12.47 am, lindje natyrale. Faleminderit të gjithëve për urimet! Kemi një lumturi të papërshkrueshme”, -ka shkruar ajo bashkëngjitur fotove.