Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Gjatë fjalës së tij, Gjyzari e konsideron këtë si një vendim politik i porositur nga kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

“Kryetari i seancës i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerit. Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”, tha avokati.