Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën dhe do të paraqesë argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes dhe vëmendjen e madhe publike që ajo ka tërhequr.