Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka folur lidhur akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen “Beleri”.
Teksa Berisha thotë se Manja është një nga përgjegjësit për ndalimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak të Himarës, Manja deklaron se nuk e merr seriozisht ish-kryeministrin.
Pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha para gazetarëve se Berisha është jashtë realiteti, ndërsa shtoi se ndalimi i Belerit është bërë si pas ligjit.
“Sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishës sepse ka humbur sensin e kohës dhe realitetin. Çështja i takon drejtësisë, edhe për betimin do t’u lutesha të njiheshin me vendimin fundit të Gjykatës së Lartë. E keni dhe arsyetimin e saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjor. Pjesa tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.