Belgjika nga muaji janar i vitit 2021 do të vendosë ndalesën e reklamimit të të gjitha prodhimeve të duhanit.
Kanali televiziv belg VRT njoftoi se vendimi është miratuar në Parlament.
Sipas vendimit, nga janari i vitit 2021 do të ndalohet reklamimi i prodhimeve të duhanit para shëtitoreve.
Njëkohësisht do të ndalohet konsumimi i cigareve në automjete nëse në to gjenden të mitur.
Thuhet se vendimi është marrë me qëllim të uljes së konsumimit të cigareve, që është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri.





