Belgjika është përballur me përmbytje të befasishme për të dytën herë brenda pak më shumë se një jave.
Shirat e dendura kanë bërë që rrugët e qytetit Namur të kthehen në lumenj të vërtetë, ndërsa shumë shtëpi e sidomos katet e para, janë mbushur me ujë.
Videot e postuara në rrjetet sociale treguan disa makina në qytetin Dinant teksa rrëmbeheshin nga uji.
Për shkak të përmbytjeve, një sërë rrugësh në zonë janë mbyllur e disa banesa u evakuan pas shembjes së një muri mbajtës.
Nuk dihet ende nëse ka viktima. Metereologët paralajmëruan se reshjet do të vazhdojnë. Javën që shkoi, të paktën 37 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në këtë vend.





