Sapo u kthye nga vizita dy ditore në Gjermani, kryeministri Rama pati një konferencë për shtyp me gazetarët në Rinas.

Kryeministri u pyet në lidhje me një kusht të vendosur nga Belgjika për dhënien e votës pro hapjes së negociatave më Shqipërinë.

A është e vërtetë që kryeministri belg iu ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB në këmbim?

“Ju siguroj që Europa nuk funksion kështu.

Çështja e votës është e mbyllur me miqtë belg që në sesionin e shkuar të organizatës së OKB në Nju Jork. Atë kohë nuk ishte në kalendar 17 prilli i para pak ditëve”, u shpreh Rama.