Belgjika ia ka dalë të mposhtë Anglinë me rezultatin 2-0 duke u bërë kështu ekipi i tretë më i mirë i këtij Botërori.

Pjesë e ekipit të Belgjikës siç e dimë të gjithë është edhe lojtari me origjinë shqiptare Adnan Januzaj.

Në këtë mënyrë lojtari bëhet i dyti shqiptar që merr një medalje bronzi në Botëror.

Më parë e kishte fituar edhe Ardian Kozniku me Kroacinë ku fitoi vendin e tretë në vitin 1998.