Në Belgjikë janë regjistruar 908 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur në 42.797 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.
Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 230 vdekje të reja dhe numri i viktimave arriti në 6.490 në total.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shtruar në spital 211 persona, ndërsa 367 të tjerë janë shëruar.
Numri i personave nën kujdesin intensiv është ulur me 27, duke arritur në 993.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani, numri i vdekjeve është rritur në 6.490, ku 45% e tyre janë regjistruar në spitale, ndërsa 53% në shtëpitë e të moshuarve.





