3,019 njerëz kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së epidemisë në Belgjikë.
496 vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 171 ishin njoftuar në një shtëpi të moshuarish midis 18-31 marsit shkruajnë mediat belge.
Në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 462 persona, ndërsa janë shëruar 404 të tjerë.
Numri i njerëzve në kujdesin intensiv ka rënë në 1.278 persona, ndërsa u zbuluan 1.684 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në 26.667.





