BRUKSEL, 31 mars 2013- Një tjetër i dyshuar si terrorist islamik është arrestuar në Bruksel.

Në shtëpinë e tij autoritetet kanë gjetur armë, lingota ari dhe ushqim.

Arrestimi është bërë që në 25 shkurt, dhe u bë e ditur vetëm sot pas një muaji, në një konferencë për shtyp nga autoritetet belge.

Ngjarja bëhet e ditur vetëm dy ditë pas vrasjes së një të dyshuari nga një polic, i cili po tentonte të arratisej në autostradë.

I gjithë operacioni është ndjekur nga një komandë e lartë.