Në Lion luhet ndeshja e parë e grupit E mes kombëtares së Contes dhe asaj të Wilmots. Ajo çka është vënë re është harmonia e treguar mes dy tifozerive europiane. Tifozët kanë treguar të gjithë mbështetjen e tyre me flamuj dhe fytyrat e pikturuara me ngjyrat e ekipit të zemrës, ose me paruke. Të bashkuar mes tyre, tifozët kanë treguar çdonjëri ngjyrat e skuadrës së tij në një harmoni të admirueshme.