Ekspertët e terrorizmit japin alarmin se Evropa mund të goditet nga sulmet kibernetike ndaj rrjetit energjetik dhe centraleve bërthamore. Deklarata vjen nga koordinarori i antiterrorizmit në BE, Gilles de Kerchove, disa orë pas vrasjes së një roje sigurie në kompleksin bërthamor në Belgjikë.

Në intervistën të dhënë për “La Libre Belgique”, de Kerchove tha se goditje të tilla mund të jenë të shpejta në vitet në vijim. "Nuk do të çuditesha nëse brenda pesë viteve në vijim do të kishte ndonjë përpjekje për sulme përmes internetit. Një sulm i tillë do të përfshinte thyerjen e sigurisë së sistemeve kompjuterike që kontrollojnë objekte si një central bërthamor, një digë, një kullë kontrolli të trafikut ajror, apo dhe pikat ku realizohet ndërrimi i drejtimit të trenave," – deklaroi de Kerchove.