Forcat belge të sigurisë janë në ndjekje të të paktën dy personave, të cilët kanë qëlluar mbi oficerët e policisë gjatë një operacioni antiterror që lidhet me sulmet në Paris, ku u vranë 130 vetë në muajin nëntor. Nga ky operacion janë plagosur tre policë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Rrugët në periferinë Forest janë bllokuar të gjitha. Ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve ka thënë për Reuters se në këtë operacion po merr pjesë edhe policia franceze. Që nga sulmet e 13 nëntorit, zyrtarët kanë identifikuar shumicën e autorëve të masakrës. Shumë prej tyre kanë vdekur gjatë sulmeve ose janë vrarë në sulmet e policisë ditët që pasuan. Por, dy të dyshuar, Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini, janë ende në arrati.