Zv/kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK.
Ajo pritet të njihet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera për projektin e tunelit të Llogarasë.
Balluku ka shtyrë mikrofonët e gazetarëve teksa i drejtohej ambienteve të SPAK.
Fletëthirrja për Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
Balluku dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë.





