26 nentor 2013- “Sigurojmë se do kontaktohen të gjithë pasagjerët për procedurat e rimbursimit për shpenzimin mbi biletat që kanë blerë”. Ka qënë ky njoftimi i ardhur sot nga kompania ajrore “Belle Air”, rreth situatës së krijuar pas shpalljes së pezullimit të fluturimeve, për shkak të situatës ekonomike.

“Kompania "Belle Air", në ditën e parë të ndërprerjes së fluturimeve, ju njofton se ka filluar mbrojtja e pasagjerëve rreth orës 15:00 të datës 25.11.2013, me ndihmën e ofruar nga kompania Blue Panorama Airlines. Për shkak të fluksit të telefonatave në numrat Call Center, një pjesë e pasagjerëve nuk kanë pasur të mundur të marrin informacion mbi biletat e tyre, apo të familjarëve të tyre.

Kompania "Belle Air" siguron se të gjithë pasagjerët e prekur nga kjo situatë, do të kontaktohen për procedurat e rimbursimit ose të modifikimit të biletës me mbrojtje të ofruar nga kompania Blue Panorama Airlines. Çmimi i biletës mbrojtëse është 60 Euro/segment”. Më tej kompania vë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë të interesuarit.
“Për çdo informacion mund të kontaktoni në:
Info: +355 42 390 111, +39 06 989 56666
Rimbursime: +355 42 390 390”.