Jude Bellingham bëri një festë të shëmtuar gjatë festimit për golin e fitores që shënoi në “El Clasico” ndaj Barcelona. “Los Blancos” fituan 3-2 ndaj katalanasve, duke shtuar me 11 pikë diferencën dhe duke mbyllur kështu garën për titull.

Pas përfundimit të sfidës, në rrjetet sociale filloi të qarkullonte goli i fitores së Bellingham në “frymën e fundit”. Ajo që u vu re ishte gjesti i shëmtuar i mesfushorit anglez.

Bellingham shënoi dhe festa e tij ishte duke drejtuar duart drejt organeve gjenitale, për të treguar se është një lojtar i madh për këto ndeshje. Natyrisht, një veprim i tillë lë shumë vend për debat dhe një lojtari profesionist si ai, nuk i takon ta bëjë.