ITALI – Rrjetet sociale në Itali janë “çmendur” pasi aktorja Monica Bellucci u shpreh në favor të Mario Montit si kryeministër i Italisë. Komentet ishin si pozitive, ashtu edhe negative, por deklarata e Monica ishte e qartë. 

“Mendoj se Mario Monti ka bërë një  punë shumë të mirë. Do të doja që ai të ishte në krye të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve”, ka thënë Bellucci. 

Aktorja ka konfirmuar vullnetin e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, që do të mbahen pas një muaji. 

“Sigurisht që do të votoj. Jam italiane. Edhe pse udhëtoj nëpër botë mbetem italiane dhe pasaporta e vetme që kam është italiane”, ka thënë ajo.