Futbolli i Estonisë ka prodhuar një episod mjaft të rrallë dhe komik. Gjatë ndeshjes së Kupës së Estonisë mes Levadia Talin dhe Paide Linameskond, goli i parë i takimit u shënua pas vetëm 15 sekondash lojë.Levadia e pa veten në avantazh që në fillim të ndeshjes dhe për më tepër pa e prekur asnjëherë topin.
Futbollistët e Paide shënuan autogol duke qarkulluar topin në prapavijën e tyre. Takimi përfundoi me rezultatin 3-1 për Levadian.