5 mars 2015 – Kjo është fotoja e këngëtarit rroker Marilyn Manson me të atin, i cili ka vendosur të pozojë si djali i tij. Marilyn Manson i përzgjedhur si artisti i radhës për kopertinën e revistës “Paper”, për muajin Mars, ka mahnitur fansat me këtë foto në brendësi të saj. Brian Hugh Warnen, babai i këngëtarit, ka dashur të surprizojë të birin, duke u veshur dhe bërë makiazh si ai.

Nga fotoja vihet re se ata kanë ngjashmëri të madhe me njëri – tjetrin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/