Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen  në tapetin e kuq pas 17 vitesh, në Festivalin e Filmit në Venecia. 52-vjeçarja eci e kapur për dore me Affleck dhe nuk munguan as puthjet. Lopez kishte veshur një fustan të bardhë me dekoltenë e hapur dhe me një të çarë, ndërsa Affleck zgjodhi një tuxedo klasik bardh e zi.

Mirëpo, çifti është përballur edhe me një incident. Kur Ben dhe J.Lo po largoheshin nga Venecia, një fans kërkoi me ngulm të bënte selfie me ta. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja vihet re se si aktori po përballej fizikisht me të pasi u afrua me tepër seç duhej dhe përpiqej me forcë që të bënte një foto.

J.Lo u tërhoq prapa, ndërsa ishte Ben ai i cili e largoi burrin nga partnerja e tij. Nuk vonoi shumë dhe truproja e tyre personale e ndaloi fansin dhe e largoi nga çifti i famshëm. Pas kësaj ndodhie, Lopez dhe Affleck bashkuan duart dhe vazhduan rrugën përmes aeroportit.